Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniqi flet nëse ka rrezik që vlera e parave në Trust të bjerë pas tërheqjes

Zëvendësdrejtori i Trustit Pensional, Agron Krasniqi, ka folur lidhur rrezikun që vlera e parave në Trust të bjerë pas tërheqjes së 10-përqindëshit.

Ai në debatin e KALLXO.com ka thënë se kjo përqindje merret nga investimi i vetë qytetarëve dhe në të ardhmen bie shuma e mjeteve kurse sa i përket vlerës së aksionit nuk ndikohet.

“Është e njëjtë si në berzë, tërheqja e 10 për qind të kontributit pensional do të thotë që ti prej investimit po e tërheq atë përqindje. Në të ardhmen zvogëlohet shuma e mjeteve. Vlera e aksionit si çmim i njësisë nuk zvogëlohet por bilanci i kontribuesit sepse çmimi i aksionit të Trustit varet vetëm prej ndyshimit në berza  dhe jo sa para do i tërheqin, kjo nuk e afekton çmimin”, ka thënë Krasniqi.

Me Agron Krasniqin u diskutua lidhur me tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale, mënyrën se si do rregullohet procesi i aplikimit, kush do përfitojë më shumë e kush më pak.

Gjithashtu  nëse paratë e Trustit rrezikojnë të ulen nga rimbursimi i cili pritet të fillojë në vitin 2023, si dhe për punëtorët që janë pa kontrata e kompani të shumta që nuk kanë paguar për Trustin.