Drejtori i Trust-it, jeton me qira por ka afër 300 mijë euro në banka
14.6.2022 - 15:10
Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST), Adrian Zalli, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) se vitin e kaluar ka tërhequr 10% të Trustit në institucionin që e drejton në vlerë prej 16,579 euro.
Zalli ka deklaruar se jeton me qira ndërsa nga ana tjetër ka 283 mijë e 347 euro para të gatshme në një bankë në Kosovë dhe në një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
49,536 euro është paga vjetore e Zallit, e që paga mujore rezulton të jetë mbi 4 mijë euro.
Zalli ka deklaruar se ka një veturë në vlerë 12,700 euro të blerë në vitin 2007.