Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Kosova me një medalje të artë dhe tri të bronzta në Kampionatin Europian të Xhudos

Xhudistët nga Kosova kanë siguruar katër medalje në Kampionatin Europian të Xhudos që është mbajtur sot në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Akil Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Xhudos duke mposhtur xhudistin nga Italia, Manuel Lombardo.

Tri me daljet e tjera, të tria të bronzta, ia kanë sjellë Kosovës, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Dardan Cena.

Në këtë Kampionat kanë marrë pjesë 40 xhudistë prej 26 shteteve të botës.

Sot prej orës 10:30 ka nisur Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë organizohet në Kosovë.