Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nënshkruajnë marrëveshjen për shërbime ajrore, Foto: KALLXO.com

Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje për shërbime ajrore - VIDEO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbime ajrore mes dy vendeve.

Nënshkrimin i saj u bë në Qeverinë e Kosovës, pasi Abazoviq po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kurti e Abazoviq po deklarohen për media.