Kyertari Konjufca bënë nderime pranë memorialit të të rënëve në Hallaq të Lipjanit. Foto: Kuvendi i Republikës së Kosovës

Konjufca kujton të rënët në Hallaq të Lipjanit e në Makoc të Prishtinës

Në 23 vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në fshatin Hallaq të Lipjanit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka përkujtuar të rënët e këtij vendi.

Konjufca ka vendosur kurora lulesh në memorialin e të rënëve të këtij fshati duke u shprehur se në përvjetorët e këtyre masakrave, dhimbja dhe pikëllimi i familjarëve vetëm sa shtohet.

Në komunikatë është thënë se Kryetari i Kuvendit ka thënë se sakrifica e bërë për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë, ndaj edhe krenaria është baras me dhimbjen.

“Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm”, thuhet se është shprehur Konjufca.

Ai në vazhdën e nderimeve të martirëve dhe dëshmorëve ka bërë homazhe edhe para lapidarit të të rënëve në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës.

Kyertari Konjufca bënë nderime pranë memorialit të të rënëve në Hallaq të Lipjanit.
Foto: Kuvendi i Republikës së Kosovës
Kyertari Konjufca bënë nderime pranë memorialit të të rënëve në Makoc të Prishtinës.
Foto: Kuvendi i Republikës së Kosovës
Kyertari Konjufca bënë nderime pranë memorialit të të rënëve në Makoc të Prishtinës. Foto: Kuvendi i Republikës së Kosovës