
Konfirmohen 51 të vdekur nga tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka konfirmuar 51 të vdekur dhe 100 tjerë të plagosur, nga ngjarja tragjike në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë se zjarri dyshohet se ka rënë nga mjetet piroteknike.
“Zjarri ka shpërthyer nga mjetet piroteknike që janë përdorur në koncert. Për një periudhë të shkurtër kanë arritur edhe ekipe mjekësore edhe nga qytetet e tjera të afërta dhe helikopteri me te cilin janë bartur të plagosurit. Kanë humbur jetën 51 viktima, më tepër se 100 janë lënduar dhe janë dërguar nëpër spitale në Shtip dhe Shkup” – tha Toshkovski.
Toshkovski gjithashtu njoftoi se trupat e viktimave do të dërgohen në Shkup për obduksion. Ndërkohë që u shpreh i prerë se përgjegjësit e kësaj tragjedie, përshi dhe organizatorët do të përballen me organet e drejtësisë.
“Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Publike dhe me të gjitha organet tjera, po punojmë hap pas hapi për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie” – ka thënë Tshkovski, raporton Alsat.
Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, në një diskotekë.
Raportohet për disa të vdekur në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ra zjarr në një diskotekë