Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zjarret e mbrëmshme në Novobërdë, Policia tregon për gjendjen aktuale

Policia e Kosovës ka thënë se aktualisht zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit, në mes të fshatrave Bushincë dhe Reqan të Komunës së Novobërdës

Sipas Policisë, fillimisht zjarri kishte filluar në dy lokacione, në fshatin Makresh dhe tjetri në fshatin Bushincë.

“Sipas njoftimeve në të dy këto lokacione zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderushme të malit dhe fushës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit dhe aktualisht janë në përpjekje për lokalizimin e zjarrit.Për momentin raportohen vetëm dëme material” – ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.

Policia ka apeluar te të gjithë qytetart që në asnjë formë të mos ndezin zjarre në sipërfaqe të hapura dhe të gjithë ata që takohen apo dihen se janë shkaktar të zjarreve, do të përballen me procedura ligjore.