
Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Arrestohen gjashtë të mitur në Klinë, u rrahën në mes vete e përdoren edhe thika
16.3.2025 - 12:19
Gjashtë persona të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ishin përfshirë në një rrahje që ka ndodhur dje 15.03.2025 në fshatin Ujmir të Klinës.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë dërguar nga familjarët në emergjencë për tretman mjekësor, ndërsa dy nga të dyshuarit fillimisht janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, e më pas në QKUK, pasi ishin të lënduar me thikë.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit të mitur janë ndaluar për 24 orë.