COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Konfirmohen 29 raste të reja me COVID-19, asnjë vdekje në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,823.118 doza të vaksinës.

Deri më sot 820,842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa gjithsej janë dhënë 100,387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223,953 e numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 538.