Komuna e Mitrovicës së Veriut largon një kafiteri që kishte vepruar jashtëligjshëm në pronë publike

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se ka larguar një kafiteri e cila ka vepruar jashtëligjshëm për vite të tëra në Mitrovicë të Veriut.

Synimi i këtij instutucioni është lirimi i hapësirave publike nga ozurpimi për ta larguar çdo pengesë që cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Sot ka përfunduar puna për largimin e kafiterisë e cila me vite ka zhvilluar aktivitetin ilegalisht dhe pa u ndërmarrë asnjë veprim nga zyrtarët e inspektoratit të qeverisjes së kaluar. Komuna e Mitrovicës Veriore po zbaton iniciativën për lirimin e hapësirave publike nga uzurpimi, duke ofruar ato për shfrytëzim të qytetarëve”-  thuhet në njoftim.

Komuna njofton se në ditët në vijim do të ketë vazhdim të angazhimit komunal deri në lirimin e të gjitha hapësirave që pengojnë lëvizjen e lirë dhe rrezikojnë qytetarët.

Tutje komunarët falënderojnë qytetarët për bashkëpunimin gjithshtu u bëjnë thirrje që për çdo parregullsi që shohin në qytet, të informojnë organet komunale.