Foto: REL/Reuters

Komuna e Ferizaj ia huq – Nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19

Komuna e Ferizajt para disa minutash ka njoftuar përmes një komunikate për media se një person ka dalë pozitiv me COVID-19 në këtë komunë, që sipas tyre e çonte numrin në 99 të infektuar.

Mirëpo, vetëm disa minuta më vonë, Komuna e Ferizajt ka njoftuar se është bërë një gabim dhe në Ferizaj nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19.

“IKSHPK- ka përfshirë si rast edhe një ferizajas të infektuar me COVID-19, që në fakt nuk është rast i ri, por rast paraprak që pas ritestimit ka dalur pozitiv. Megjithatë, Ferizaj nga mostrat e marra ka zero raste të reja sot me CoronaVirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Ferizaj është 98 të infektuar me virusin COVID-19”, thuhet në komunikatën e Komunës së Ferizajt.

Edhe një rast me COVID-19 në Ferizaj, numri shkon në 99