Komuna e Drenasit - Foto: Facebook/ Komuna e Drenasit
Komuna e Drenasit hap konkurs për 27 punëtorë
Komuna e Drenasit ka hapur konkurs për 27 pozita nëpërmjet marrëveshjeve për shërbime të veçanta.
Kjo komunë po planifikon të punësojë 20 zyrtarë të dikastereve të ndryshëm, katër inspektorë, fotografë, rojtarë pylli e arkëtarë.
Vlera e parashikuar e këtyre kontratave është 59 mijë e 700 euro.
Kohëzgjatja e kontratave do të jetë në kohëzgjatje prej 6 muajve.
Procedurat po zhvillohen përmes platformës elektronike “e-prokurimi“.
Kjo është lista e plotë e pozitave:
- Inspektor i Mjedisit për Drejtorinë e Inspeksionit
- 2 Inspektorë sanitar për Drejtorinë e Inspeksionit
- 2 Zyrtarë për Sport për Drejtorinë e Kulturës
- Zyrtar Administrativ për Drejtorinë e Kulturës
- 2 Zyrtarë të Shërbimeve Sociale për Qendrën për punë sociale
- Zyrtar Ligjor për Zyrën e Kryetarit
- Fotograf
- Zyrtar për Transport Rrugor
- Zyrtar për futjen e të dhënave për Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik
- Zyrtar i Depos 1 për DKA
- Zyrtar i prokurimit 1 për Administratë të Përgjithshme
- Zyrtar i prokurimit 2 për Administratë të Përgjithshme
- 2 Zyrtar Administrativë për Administratën e Përgjithshme
- Zyrtar për Mbrojtje të Mjedisit për drejtorinë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit
- Zyrtar Ligjor Për drejtorinë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit
- 2 Zyrtarë për Bujqësi
- Arkëtarë për Drejtorinë e Bujqësisë
- Roje Pylli
- Zyrtar Ligjor Pronësor për drejtorinë e Gjeodezisë, Kadastër dhe Pronë
- Zyrtar për çështje pronësore për drejtorinë e Gjeodezisë, Kadastër dhe Pronë
- Zyrtar Administrativ Kadastral për drejtorinë e Gjeodezisë, Kadastër dhe Pronë
- Zyrtar Ligjor për Drejtorinë e Infrastrukturës Publike
Që nga 30 qershori kur ka hyrë në fuqi Ligji për Zyrtarët Publikë, institucionet publike dhe komunat e Kosovës do të bëjnë rekrutimin e stafit për shërbime të veçanta duke u bazuar në këtë ligj.
Institucionet dhe komunat e Kosovës deri në muajin qershor punësimin e punonjësve me marrëveshje të veçanta që ndryshe njihen si kontrata mbi vepër e kanë bërë në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil.
Por që nga fillimi i muajit korrik rekrutimi i punëtorëve për shërbime të veçanta do të bëhet duke u bazuar në nenin 84 për Marrëveshjet për shërbime të veçanta të Ligjit për Zyrtarë Publik.
Pas hyrjes në fuqi të ligji të ri, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka hartuar rregullat për prokurim të shërbimeve të veçanta përmes të cilës edhe do të bëhet punësimi.
Rregullat e hartuara nga KRPP aplikohen vetëm për prokurimin e Shërbimeve të veçanta të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Shërbimet e veçanta të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit janë shërbime profesionale për të cilat Autoriteti Kontraktues ka nevojë por që nuk i plotëson kërkesat me stafin që e ka.
Ndryshe nga Ligji për Shërbimin Civil, i cili ka lejuar që punësimi me marrëveshje për shërbime të veçanta apo kontrata mbi vepër të bëhej jo më gjatë se 6 muaj, me Ligjin për Zyrtarë Publikë, kohëzgjatja e kontratave do të jetë deri në 36 muaj.
Procedura për rekrutim të stafit për shërbime të veçanta fillon me publikimin e njoftimit për kontratë në platformën elektronike, të përgatitur në përputhje me nenin 40-të të Ligjit të Prokurimit Publik dhe me ngarkimin e Dosjes së tenderit të miratuar nga KRPP.