Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik, IPC: Nuk ka Lojëra Paralimpike për konkurrentët rusë dhe bjellorusë

Atletët rusë dhe bjellorusë janë përjashtuar nga Lojërat Paralimpike Dimërore për rolet e vendeve të tyre në luftën në Ukrainë, tha të enjten në Pekin Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik.

Përmbysja e papritur vjen më pak se 24 orë pasi IPC njoftoi të mërkurën se do t’i lejonte atletët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë kur Lojërat të hapen të premten, por vetëm si atletë neutralë me ngjyrat, flamujt dhe simbolet e tjera kombëtare të hequra.

IPC mori kritika të menjëhershme për vendimin e saj fillestar. Ajo u quajt një tradhti që dha mesazh të gabuar për udhëheqjen ruse. IPC tha gjithashtu se ishte e qartë se shumë atletë do të refuzonin të konkurronin kundër rusëve ose bjellorusëve, duke krijuar kaos për Paraolimpiadën dhe duke e dëmtuar reputacionin e tyre.

Sot është dita e tetë e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë. 

Sulmi rus mbi Ukrainën ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe NATO-ja dhe aleatët e tyre e dënuan sulmin dhe janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës dhe jan zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./Euronews