Komisioni për Siguri voton pro Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Kosovës dhe Kuvajtit

Anëtaret e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbledhjen e mbajtur sot kanë votuar pro Ratifikimit të Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit

Në këtë takim është votuar për “Shqyrtimin në parim të Projektligjit Nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës” për të cilin është diskutuar për formimin e një grupi punues, por është vendosur që për shqyrtimin e këtij projektligji të marrin pjesë i gjithë Komisioni për Çështje të Sigurisë.