Komisioni për Arsim dhe Kulturë diskuton procesin e vlerësimit të anëtarëve të KKTK-së

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovaion, Kulturë, Rini dhe Sport që funksionon në kuadër të Kuvendit të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë mbledhje është diskutuar në lidhje me procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK).

Ndërsa, po ashtu në këtë mbledhje, u vendos që vlerësimi i aplikacioneve duhet të bëhet nga ana e anëtarëve të komisionit, duke u bazuar në kriteret e parapara të konkursit për secilin kandidat.

Kryesues i këtij Komisioni është deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, kurse anëtarë janë Albena Reshitaj, Fitim Uka, Ardiana Matoshi, Arijeta Rexhepi, Jahja Kokaj, Eliza Hoxha, Memli Krasniqi, Vlora Dumoshi, Enis Kervan dhe Jasmina Dedic.