
Foto: Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Facebook
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist proteston me grafite në ambientet e televizionit Klan Kosova
05.11.2024 - 00:56
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pak pas mesnatës ka zhvilluar një aksion me grafite në muret e ambienteve të televizionit Klan Kosova.
“Klani dhunon gratë”, “Bojkoto Klanin”, janë disa nga mbishkrimet.
Ky aksion vjen pas zhvillimeve në spektaklin “Big Brother Vip Kosova”, pjesë e të cilit që nga e hëna në mbrëmje, 04.11.2024, është bërë një i person i dyshuar për dhunë në familje.