Jeton Mehmeti, KPM

Vendimi i KPM-së për dënimin me 30 mijë euro gjobë ndaj emisionit “Big Brother Vip Kosova”

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka dënuar më 16.12.2024 me 30 mijë euro gjobë emisionin “Big Brother Vip Kosova”, të transmetuar në Klan Kosova.

Sipas KPM-së, ankesat e palëve kanë të bëjnë me “çështje të ndjeshme, si me dhunën në familje, moralin rendin publik, mbrojtjen e të drejtave të grave, promovimin e shembujve të dhunës, normalizimin e dhunës në marrëdhëniet intime dhe familjare etj”. 

Poashtu, Komisioni i Këshillit të Pavarur të Mediave, thuhet se ka konstatuar se edhe “përkundër faktit se Atilla Kardesh nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale të dhunës”, megjithatë vlerëson se “bashkimi në një ambient të përbashkët të të dy protagonistëve me një të kaluar jo të mirë, të dëshmuar edhe nga vetë gjykata, mund të shkaktojë dhunë psikologjike”. 

Bazuar në këto të dhëna, KPM thotë se “pala përgjegjëse, nuk është dashur që të transmetojë material, i cili në një formë ose tjetër ekspozon palët para çfarëdo lloj dhune”. 

Ndërkaq largimin e protagonistit nga spektakli, KPM e ka vlerësuar si “rrethanë lehtësuese”. 

Për këtë rast, më 16.12.2024, është dënuar me 30 mijë euro gjobë emisionin “Big Brother Vip Kosova”, të transmetuar në Klan Kosova.

KPM dënon me 30 mijë euro gjobë emisionin “Big Brother Vip Kosova”

Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, tha se ky vendim është marrë pas “një varg ankesash, që i kanë pranuar e që lidhen me promovimin e dhunës në baza gjinore, përdorimin e gjuhës denigruese për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe mosreagimin ndaj gjuhës fyese ndaj komuniteteve fetare”.

Vendimin  e kanë mirëpritur Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës dhe juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, të cilat kishin parashtruar ankesë ndaj këtij emisioni.

Hyrja e të denoncuarit për dhunë në familje, Atilla Kardesh në spektaklin televiziv, shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, ku banore ishte edhe ish-partnerja e tij, Drenusha Latifi, e cila e kishte akuzuar atë edhe publikisht për dhunë në familje, kishte ngjallur reagime në pinionin publik.

Ashpër kishte reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, e cila kishte kërkuar nga Klan Kosova që Atilla Kardesh të largohej nga ky emision.