Lutfi Haziri - Foto: REL/Official publication

Haziri: Patëm premtuar që emri i kryeministrit kalon nga zyrat e LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është shprehur i lumtur për arritjen e koalicionit  me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri në Facebook ka shkruar, se është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime.

“Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj!”, thuhet në publikimin e Hazirit.

Mandatari për kryeministër Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa sot në një konferencë për media kanë bërë të ditur se e kanë nënshkruar koalicionin qeverisës.

Ndërkaq, nesër në ora 11 pritet të mbahet seanca e Kuvendit ku do të votohet për formimin e qeverisë së re.

Albin Kurti: E kemi nënshkruar marrëveshjen me LDK-në