Klinika Infektive: 77 pacientë me COVID-19 me oksigjeno - terapi, tre në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 109 pacientë me coronavirus, prej tyre 77 janë nën asistimin e oksigjeno terapisë.

Në mesin e tyre janë tre pacientë në gjendje kritike.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Drejtoresha e kësaj Klinike, Lindita Ajazi.

Sipas Drejtoreshës në këtë Klinikë shumica e pacientëve të cilët janë të shtrirë janë në gjendje të rëndë.

Ajo tha se gjitha këtë situatë janë duke u munduar që të menaxhojnë sa më mirë që munden.

Ajazi tutje ka theksuar se tani janë duke u marrë edhe me rastet ambulantore, dhe vetëm dje kanë pasë 113 raste ambulantore.

Përveç Infektivës raste me COVID-19 janë duke u trajtuar edhe në Pulmologji, Neurologji si dhe në Mjekësinë Sportive.

Mbrëmë ka vdekur një mjek nga komuna e Vitisë, kështu duke shënuar rastin e parë të vdekjes nga COVID-19 nga komuniteti i mjekëve.

Pandemia e coronavirusit në nivel vendi ka prekur mbi 5 mijë persona.

5877 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, prej tyre 3069 janë shëruar dhe 139 të tjerë kanë vdekur.