Kurti në Darkën Tradicionale të Krishtlindjes, Foto: ZKM

Kisha Protestante Ungjillore e ka mirëpritur Kurtin në darkën tradicionale të Krishtlindjes

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës ka shtruar darkën tradicionale të Krishtlindjes, në të cilën e ka ftuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

Pasi i ka falënderuar për ftesën, kryeministri Kurti i ka uruar besimtarët e klerikët fetarë për festat e Krishtlindjes e të Vitit të Ri.

“Ju dëshiroj mbarësi, shëndet, lumturi, shumë dashuri dhe suksese në fatin tonë të përbashkët, por edhe në atë të veçantë familjar” – i ka shprehur urimet e tij kryeministri Kurti sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit.