
Këta dy persona po i kërkon Policia, dyshohen për vjedhje (Foto)
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e dy personave të dyshuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur më 30 maj në Skenderaj.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës . Informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës”, thuhet një njoftimin e Policisë.
Policia ka shtuar se Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografive në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar.
Publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.