Policia shpall në kërkim të dyshuarit për plantacionin e kanabisit në Klinë

Tre shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë, Policia e Kosovës i ka shpallur në kërkim, si të dyshuar për plantacionin e kanabisit në Klinë.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në kërkim nën dyshimin se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Të dyshuarit janë Gzim Gashi; Faik Gashi dhe Selim Gashi, të tre nga Komuna e Klinës, si dhe Marglen Comani dhe Albion Kalemi, shtetas të Shqipërisë.

“Për informata lidhur me personat në kërkim mund të na njoftoni në:Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999, po ashtuTë gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike [email protected]. Si dhe përmes Aplikacionit Lajmëro Policinë” – thuhet në njoftimin e Policisë.