Kërkohet paraburgim ndaj zv/drejtorit të gjimnazit në Malishevë, i dyshuar për sulm seksual ndaj një nxënëseje

Prokuroria e Gjakovës ka kërkuar paraburgim ndaj zv/drejtorit të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, i dyshuar për sulm seksual ndaj një nxënëseje.

Masa e paraburgimit është kërkuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Sipas kërkesës, rasti ka ndodhur më 16 dhjetor 2021, në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 20 dhjetor 2021.

Zv/drejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha”, në Malishevë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të mitur në tualet.

Policia e Rajonit të Gjakovës raportimin e ka pranuar mbrëmë rreth orës 21:30 nga babai i nxënëses së mitur.