Kërkohen dy të mitur, dyshohen për bashkëjetesë nën moshën 16 vjeç

Një e mitur dhe një djalë nga Suhareka janë në kërkim nga Policia si të dyshuar për veprën bashkëjetesë nën moshën 16 vjeçare.

Policia ka njoftuar se janë në kërkim të tyre dhe ende nuk dihet vendodhja e tyre.

Rastin në Polici e ka konfirmuar babai i të dyshuarit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, personi i cili nuk ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeçare nuk mund të lidhë martesë.

“Për shkaqe të arsyeshme dhe sipas kërkesës së tij, gjykata kompetente mund t’i lejojë martesën personit të mitur më të vjetër se gjashtëmbëdhjetë vjet, nëse konstaton se personi i tillë ka arritur pjekurinë e nevojshme fizike dhe psikike për të ushtruar të drejtat e veta martesore dhe për të përmbushur detyrimet martesore”, thotë neni 16 i Kushtetutës.