Foto: Ilustrim

Bashkëjetonte me të miturën “e zhdukur”, arrestohet nga Policia

Është arrestuar një person në Prizren mbrëmjen e së martës me dyshimin që ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur e cila ishte raportuar e zhdukur më 21 qershor. Policia njofton se i arrestuari dyshohet të ketë bashkëjetuar me viktimën që atëherë.

Tani që është gjetur, vajza do të dërgohet për t’i kryer ekzaminimet e duhura mjekësore, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti vazhdon të hetohet, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.