Foto: KEDS

KEDS: 259 konsumatorë janë zënë duke vjedhur rrymën gjatë janarit 2024

Vetëm përgjatë muajit janar 2024, 259 konsumatorë janë zënë në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike, ka njoftuar Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).

Sipas tyre, shuma që këta konsumatorë janë të obliguar ta rikthejnë është afër 130 mijë euro.

Ndërkaq afër 1 milionë e gjysmë kilovatë është vlera që konsumatorët kanë vjedhur gjatë janarit të vitit 2024, sipas KEDS-it.

“Konsumatorët që kapen duke e vjedhur energjinë elektrike, pos obligimit që t’i rikthejnë humbjet, dërgohen nga KEDS edhe në gjykatat kompetente, sepse vjedhja e energjisë elektrike hynë në kuadër të ‘Vjedhjes së Shërbimeve’, çka sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është e dënueshme deri në tri vjet burg”- thuhet tutje në njoftimin e tyre.