Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

KE zotohet për ndarjen e 1 miliard euro ndihmë për energji për Ballkanin Perëndimor

1 miliard euro është shuma të cilën Komisioni Evropian ka vendosur ta ndajë për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor si pako e mbështetjes për fushën e energjisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në konferencën për media në kuadër të Procesit të Berlinit ka thënë që pakoja 500 milionëshe do të ndahet në janar.

“Komisioni do të jap një paketë të konsiderueshme mbështetëse 1 miliard euro për Ballkanin Perëndimor dhe ka 2 pjesë, 500 milionë në grande si një mbështetje e menjëhershme për 6 vendet për t`i vënë ato në një pozitë që në një afat të shkurtër t`i mbështesin familjet dhe bizneset në nevojë, kjo do të miratohet në dhjetor dhe do të hy në fuqi në janar”- tha ajo.

Von der Leyen tha që 500 milionëshi i dytë do të jetë për investimeve në infrastrukturën e energjisë.

“Këto janë investime në gaz dhe ndërlidhës të energjisë elektrike, për të pasur një rrjet të përbashkët, dhe është me rëndësi theksi tek energjia e ripërishtme”- tha ajo.

Sot në Berlin, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar 3 marrëveshje të përbashkëta rajonale.

Marrëveshjet e nënshkruara janë: marrëveshja për lëvizjen e lirë me karta identiteti për shtetasit e rajonit, njohja e diplomave universitare, dhe njohja e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Nënshkrimi i këtyre 3 marrëveshjeve mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, vie pas gati dy viteve negociata.

Sot në kryeqytetin gjerman, Belin do të mbahet Samiti i Berlinit, ku nikoqir është kancelari gjerman Olaf Scholtz.

Procesi i Berlinit u themelua në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares Angela Merkel.

Kjo iniciativë kishte qëllim krijimin e platformës për bashkëpunim të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të lartë zyrtarë  “Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor” ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile të rajonit.

Samiti i ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit pritet të mbahet, vitin tjetër, në Tiranë.

Nënshkruhen tri marrëveshje mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor