Katër të vdekur pas ortekut në Alpet franceze

Të paktën katër persona kanë vdekur në një ortek në Alpet franceze, ka thënë ministri i brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, raporton BBC.

Incidenti ndodhi në akullnajën Armancette pranë Mont Blanc në Francën juglindore rreth mesditës të ditës së diele.

Siç raportohet, dyshimet janë se viktimat ishin mes një grupi alpinistësh.

Ministri i Brendshëm francez tha se disa të tjerë mbetën të lënduar dhe një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar.

Ai dhe presidenti francez Emmanuel Macron shprehën ngushëillimet e tyre për viktimat dhe të dashurit e tyre.

Zyrtarët ku ndodhi incidenti, i thanë agjencisë së lajmeve AFP se një ortek i mëtejshëm nuk mund të përjashtohej.

Dy vëllezër vdiqën në një ortek në të njëjtën akullnajë në vitin 2014. Të dy ishin alpinistë me përvojë dhe ishin pajisur siç duhet.