Karantina si mundësi për mësimin e një gjuhe të re

Katër muret e shtëpisë kanë izoluar trupat, por nuk kanë bllokuar mundësinë që njerëzit të mësojnë gjëra që ju interesojnë. Përvetësimin dhe mësimin e gjuhëve të reja apo ato që kanë mbetur në gjysmë mund t’i vazhdoni online në aplikacionet e krijuara nga ekspertët e gjuhës. Këto platforma përpos që të japin mundësinë të mësoni gjuhën, ofrojnë edhe njohjen e koncepteve unike të gjuhëve dhe kultura të reja.

Babbel është aplikacion gjerman që ofron mësimin dhe aftësimin në të folurit  rrjedhshëm në jetën e përditshme. Në këtë sajt mund të mësoni gjuhën gjermane, spanjolle, frënge, portugeze, italiane, suedeze, turke, holandeze, norvegjeze, indoneze, ruse, daneze, angleze dhe polake nga profesionistë gjuhësor. Secila gjuhë ka programin nga i cili udhëhiqet. Në fillim përqendrimi kryesor është tek ndërtimi i aftësive themelore bisedore. Për shembull programi për gjuhën holandeze ka pesë kurse, të gjitha të emërtuara si  fillestare. Çdo kurs ka rreth 20 orë mësimore, vetëm  kursi i fundit ka vetëm nëntë.

Babbel ka një aplikacion në internet dhe aplikacione mobile ku mund të regjistroheni për të mësuar dhe praktikuar konceptet, gramatikën, fjalët dhe fraza që janë unike për gjuhën.

Ndryshe nga Babbel Memrise është një platformë angleze e mësimit të gjuhës e organizuar nga gjuhtarë, ekspertë dhe pasionues të gjuhës dhe fjalëve. Veçantitë e këtij app-i janë mundësia për ta njohur botën përmes mësimit të gjuhëve dhe  metoda që të mësosh gjuhën e jetës së përditshme dhe jo atë të librave shkollorë. Kurset përbëhen nga videoklipe të folësve vendas që flasin në gjuhën e tyre amtare në mënyrë që të kuptohet zëri autenik dhe të përvetësohet theksi. Këto klipe zhvillohen nga vendet ku flitet ajo gjuhë duke ofruar edhe pamje për të zgjeruar njohuritë mbi kulturat e vendeve. Ka më shumë se 150 kurse gjuhësore në 25 gjuhë që janë të lira për të mësuar dhe nuk ka reklama.

Ndërsa Dualingo është platformë amerikane që përfshin një webfaqe për mësimin e një numri më të madh të madh të gjuhëve. Ka kurse në 30 gjuhë të ndryshme, duke përfshirë vetëm ata që përdorin gjuhën angleze si gjuhë mësimore.

Për shembull, nëse jeni duke mësuar spanjisht si një anglishtfolës do të gjeni video në gjuhën spanjolle, histori të shkurtëra interaktive, etj. Pjesa më e madhe e të mësuarit ndodh në formën e kuizeve të cilat kalojnë shpesh ndërmjet testimit të të folurit, dëgjimit dhe shkrimit. Kuizet përqendrohen në zotërimin e përemrave pronorë ose klasat e emrave.

Për studentët që mësojnë anglisht, spanjisht, frëngjisht, portugalisht, gjermanisht ose italisht dhe për shkak të pandemisë nuk ndjekin kurset fizike, Memrise, Duolingo dhe Babbel janë ndër aplikacionet më të suksesshme në botë dhe praktike në përdorim për mësimin e gjuhëve.