Letër nga Dargavs: Jeta, vdekja dhe karantina në varrezën antike të Kaukazit

I njohur si ‘qyteti i të vdekurve’, vendvarreza (nekropolisi) në Dargavs ka mbijetuar për gjenerata të tëra. Mirëpo siç na bën me dije Josh Nadeau, vdekja në rajon merr forma të ndryshme.

Ndërtesat prej guri që grumbullohen ngjitur me Dargavs janë të vendosura në pozicione galiç dhe të ulëta, me çati që ngrihen në majat e dhëmbëzuara sikurse piramidat. Strukturat e zbardhura janë të shpërndara në një pjerrësi të ulët, dhe teksa unë ecë përgjatë tyre nuk ka se si të mos dukem sikurse një dhi në një vend të gabuar. Çdo ndërtesë ka një hapje të vogël afër tokës – dhe vetëm kur përkuleni e shikoni brenda tyre, atëherë do ta kuptoni se secila prej atyre hapjeve është e mbushur me eshtra njerëzish.

E vendosur në republikën ruse të Osetisë së Veriut, krahas kufirit gjeorgjian, Dargavs është një fshat me një popullsi me pak më pak se 200 banorë. Dhjetëra shtëpitë e këtij fshati japin një rrezatim ngacepi i kodrës duke rrëshqitur poshtë Luginës së ngushtë të Gizeldon. Lopët, kuajt dhe delet e këtij fshati e gjejnë ushqimin dhe qetësinë e tyre përgjatë  bregut të lumit. Tani është mes vere dhe nivelet e ujit janë të ulëta, por nuk është aspak e vështirë të imagjinohet se e gjithë kjo luginë gdhendet nga lumenjtë dhe akullnajat që po shkrihen gjithnjë e më shumë. Ky vend është i largët dhe nuk do të tërhiqte aq shumë udhëtarë e turistë sikur ay të mos qëndronte nekropoli: një tufë antike e varrezave.

Këtu, vdekja dhe përkujtimi janë më shumë çështje e tregimit se sa e statistikave. Vetëm disa legjenda mbijetojnë, duke lënë të kuptohet pse nekropoli u ndërtua mbi tokë, një gjë e rrallë relative në rajon. Disa thonë se një mallkim lokal e bëri tokën të refuzojë çdo trup që fshatarët u përpoqën të varrosnin. Të tjerët e përshkruajnë atë si një mënyrë për të kursyer hapësirë në një kohë kur Perandoria Alaniane, një shtet antik nga i cili Osetët pretendojnë prejardhjen e tyre, po shtypej nga të gjitha anët nga Mongolet, Tartarët dhe Osmanët.

Respekti për paraardhësit e ikur ka qenë gjithashtu një mënyrë për të konsoliduar identitetin ose për të pohuar pretendime territoriale. Vendasit përdorin kriptat (dhoma të nëndheshme, varreza) si dëshmi kundër ankesave që këto lugina i përkisnin popullit fqinj ingush, të paktën derisa qeveria Sovjetike rivendosi kufijtë e brendshëm të Rusisë pas Luftës së Dytë Botërore. Eshtë shumë e vështirë, thonë argumentet Osetiane, të nxirresh jashtë pasi të kesh kaluar shekuj duke i grumbulluar paraardhësit tuaj në tokë.

Megjithatë, më janë thënë fakte kontradiktore rreth asaj se sa i vjetër është në të vërtetë vendi antik, i njohur lokalisht si “qyteti i vogël i të vdekurve”. Të dhënat zyrtare thonë se ndërtesat datojnë në shekullin e 16-të, mirëpo disa roje dhe një shitës aty pranë këmbëngulin se ato mund të datojnë që nga shekulli i 14-të. Ministria e Kulturës e republikës së Osetisë së Veriut, ata nënkuptojnë, nuk është në gjendje t’i mbajë shifrat e saj në mënyrë të rregullt.

Ndërtesat e nekropoleve në shpatet e fshatit Dargavs. Foto: Kabis212 / Wikimedia Commons nën licencë të CC.

 

Megjithatë është ministria që tani i ka nën vëzhgimin e vet eshtrat e të vdekurve. Gardianët paguhen nga buxheti i kulturës lokale për të implementuar një pagesë të vogël, si dhe për t’i mbajtur larg grabitësit e varreve që kërkojnë suvenire ose memento moris (përkujtim se duhet vdekur). Turistët, megjithatë, arrijnë në mënyrë sporadike dhe nuk ka kurrë shumë në të njëjtën kohë. Ngarja e makinës këtu mund të zgjasë më shumë se një orë nga Vladikavkaz i afërt, në varësi të kushteve, dhe kërkon vozitje në rrugët e papastra mbi kalimet e mrekullueshme. Kjo do të thotë që rojet nuk kanë shumë punë për të bërë dhe më lejojnë të qëndroj aty pak më gjatë.  

Edhe pse mund të ketë vetëm një grusht turistësh, historia e Dargavs nuk është ndjerë kurrë kaq e rëndësishme në shumë mënyra. Lugina e Gizeldon pësoi disa raunde murtaje në shekullin e 18-të (me shumë gjasë kolera), dhe kështu ndërtesat e nekropolit u dyfishuan si një vend karantine. Ne nuk e dimë shkallën e rreptësisë përmes të cilës u zbatua karantina, por ka prova që familjet më të pasura ndërtuan hapsirat e tyre mbyllëse për karantinim, ndërkohë që ata më pak të pasur i ndërtonin shtëpitë e tyre aty afër kufomave. Të sëmurët e merrnin ushqimin nga të afërmit apo miqtë e tyre përmes vrimave të ngushta dhe prisnin derisa të shëroheshin apo, edhe ti shtonin atyre varrezave pranë edhe disa copë eshtra më shumë.

Është e vështirë të imagjinosh këtë fshat si një vend karantine. Me pandeminë e koronavirusit që vazhdon ende në qytete më të mëdha si Moska (Rusia, një herë këtë verë, kishte numrin e dytë më të lartë të rasteve në të gjithë botën), Dargavs është ndoshta një nga vendet më të sigurta në këtë rajon. Ka pak njerëz, pak trafik dhe asnjë nga masat ekstreme publike të marra në Çeçeninë dhe Dagestanin e afërt, të mbushura me pika kontrolli të rrepta midis qarqeve dhe kufizime gjysmë-ligjore të hyrjes për njerëzit nga disa nga qytetet më të mëdha të Rusisë. Ka madje pretendime që, veçanërisht në këto dy rajone Kaukaziane, raportimi i infeksioneve ose zbulimi i statistikave të sakta të vdekjeve mund të rezultojë me bisedime të shpejta me autoritetet lokale. Ky është një kontrast i zymtë me Dargavs, ku tërheqja e vëmendjes për të vdekurit është një çështje e krenarisë lokale (si dhe të ardhurat shumë të nevojshme nga turistët).

Lugina e Gizeldon pësoi disa raunde murtaje në shekullin e 18-të (me shumë gjasë kolera), dhe kështu ndërtesat e nekropolit u dyfishuan si një vend karantine.

Rojet më thonë se kam mjaft kohë dhe unë e shfrytëzoj këtë kohë. Ka gati 100 ndërtesa të ndara për të eksploruar dhe brenda disa prej tyre, ka arkivole të hapur që duken si varka. Arkeologët thonë se kjo mund të jetë indikacion i një besimi të lashtë Osetian se të futesh në botën e nëndheshme ka të bëjë me kalimin e një lumi – nëse ky ishte një bestytni lokale apo dëshmi e një sistemi besimi parakristian për të cilin ne nuk jemi në dijeni. Ka disa puse në të cilat mund ta hedhni ndonjë monedhë për ta parë, dhe më është thënë se nëse shpirtrat e varrosur këtu ia kanë dalë të shkojnë në parajsë apo jo. Shanset janë të mira në rast se monedha e hedhur lëshon një tingull teksa zhduket në atë humnerë të pafund.

Është e vështirë të dihet se cilat legjenda dhe bestytni, shumë të lidhura me vdekjen, janë për turistët dhe cilat janë të ligjshme. Ndër gurët e çmuar që nuk qëndrojnë nën kontroll të fakteve është se ushtarët në ushtrinë Alaniane vdiqën në beteja të largëta, madje edhe në Italinë Veriore dhe se varreza aty është e pranuar nga UNESCO (nuk është, ndoshta do të duhej të ishte).

Eshtra brenda vendvarrezave të nëndheshme. Pamjet: Rartat/Wikimedia Commons nën licencë të CC

 

Sidoqoftë, ndër më të qëndrueshmet është përralla që vendasit shmangin këtë varrezë edhe sot për shkak të besimit se kushdo që hyn mund të mos dalë i gjallë prej aty. Është një histori e cila është argëtuese për turistët. Por edhe në një fshat ku jetesa është ndërtuar mbi hijen e varrezës që rri varur në pragun e tyre, kur bëhet fjalë për kujtime të vdekjes, shkatërrimit ose zhvendosjes, shumë vendas mendojnë diku tjetër: kryesisht për fqinjin e tyre jugor, Gjeorgjinë.

Osetia e Veriut ka një homolog të panjohur, Osetinë e Jugut, një territor de facto i shkëputur i njohur nga shumica e botës (Rusia përjashtimi më i spikatur) si pjesë e shtetit gjeorgjian. Konfliktet e armatosura të lidhura me kufijtë midis dy popujve kanë marrë jetën e mijëra njerëzve gjatë shekullit të kaluar, me më të fundit që kanë ndodhur pas shembjes së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990. Dhe pastaj përsëri në vitin 2008.

Rri ulur me rojet ndërkohë që dielli perëndon (errësohet shpejt në male) ndërsa ata tregojnë histori për të afërmit që kanë në të dy anët e kufirit. Se si, fundi i fundit, të gjitha këto konflikte janë artificiale dhe se popujt e ndryshëm këtu janë vëllezër. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e Gjeorgjianëve, të cilët përndryshe ndajnë shumë ngjashmëri me Osetianët. Të dy popujt e këtyre dy vendeve janë kryesisht të krishterë ortodoksë, një gjë e rrallë midis republikave kaukaziane të myslimane. Shën Gjergji evokohet lirshëm nga secili në festivale dhe në kohë ankthi. Një dolli, pasi të ngrihet, duhet të zukasë për aq kohë sa të jetë e mundur, veçanërisht mbi një tavolinë buke të shtruar me byrekë Oseti që shumë lehtë mund të gabohen (nga të huajt) për ushqimin e markës tregtare të Gjeorgjisë: khachapuri.

Mirëpo, është e vështirë të përqendrohesh në të përbashkëtat pasi të duhet të varrosësh të vdekurit tuaj. Gjaku është më i trashë se uji dhe familja është më e rëndësishme sesa ajo që vendosin politikanët në kryeqytetet e largëta. Një shofer i cili më solli këtu më herët tha, me pak kujdes, se kufijtë politikë janë më pak të rëndësishëm sesa ta dish kush janë familjarët e tu.

Më është thënë se çdo ndërtesë varrezash i përkiste një familje të vetme. Të gjitha eshtrat janë shpërndarë së bashku dhe është e pamundur të dallosh gjeneratat, duke i bërë verrezat e nëndheshme një udhëkryq (një klishe që shpesh dëgjon tek përdoret për rajonin) po aq me kohë sa vetë vendi.

Në dyqan, takoj një familje osete që ka kohë që është zhvendosur në veri dhe tani janë kthyer për pushime. Ata janë të vendosur në Vladikavkaz por kanë dalë për shetitje. Një nga vajzat e tyre duket të jetë në moshë adoleshente dhe luan futboll në Moskë. Ajo i mund djemtë lokalë kur bëhen bashkë kundër saj, kthehet, shfleton telefonin e saj dhe pyet se kur do të largohen.

Lugina e Gizeldon. Pamjet: Alex Svirkin / Wikimedia Commons nën licencë CC

 

Ajo nuk duket të jetë ndryshe nga shumë të rinj që kanë prejardhje nga këto treva. Ato depërtojnë tutje në jetën përpara ndërkohë që udhëtarë, sikurse puna ime, depërtojmë në rrugën tonë, duke harruar të mos i ngulim sytë apo të mbajmë nofullat tona që të mos na bien poshtë ndërkohë që sorollatemi me qantë shpine aty përreth. Mirëpo, të jetosh këtu  aq gjatë sa të jetë e mjaftueshme dhe të gjitha këto luftëra, perandori, kultura dhe dinastitë e varrezave të nëndheshme bëhen të zakonshme, bëhen përditshmëri, së bashku me malet apo edhe me vetë varret.

Unë nuk e kam fituar të drejtën të jem dikush i zakonshëm për vendet si Dargavs. Rojet ngrenë supet kur unë kërkoj të qëndroj edhe pak aty. Ata largohen dhe më thonë se deri në mëngjesin e së nesërmës unë të mos jem më atypari, dhe të mos vjedh asgjë kur të largohem prej aty. Veturat ngasin me shpejtësi të vogël dhe ndalojnë të pyesin nëse kam nevojë për ujë ose ushqim; dyqani i vetëm i fshatit rri i mbyllur përgjatë gjithë natës.

Njerëzit janë kryesisht të sjellshëm në lidhje me këtë, por herë pas here ajo lustra e jashtme mikpritëse bie dhe dikush lë të kuptohet se na pëlqejnë vende si kjo për shkak se nuk kemi pse të jetojmë (ose, për më tepër, të vdesim) këtu. Dhe për sa më duket dëshpëruese, shumë të tjerë nuk e kanë problem që vetë fshati të vdesë nga një vdekje e ngadaltë.

Të rinjtë, duke qenë të të tillë, largohen për në vendet që mund t’u premtojnë atyre diçka më shumë se veç e kaluara. E kaluara, dhe kujtimet tona për të, janë më shpesh një foragjer (ushqim) për ti tejkaluar selfiet apo fantazinë e rastësishme  neo-nacionaliste. Dhe çfarë tjetër mund të bësh, në të vërtetë, nëse askush nuk e bën të kaluarën po aq të rëndësishme për rininë vendase sesa për udhëtarët, të tillë sikurse puna ime?

Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Ajo që di është se ende nuk jam gati të ikë edhe për ca kohë.

Josh Nadeau është shkrimtar i cili ka si fokus Evropën Lindore, teknologjinë, konfliktin dhe kulturën. Ai e ndan kohën e tij midis Shën Petersburg, Gjeorgjisë dhe Ballkanit.