Policia e Shtetit- Tirane- Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Kapet në Fier i dyshuari që kërkohej nga Policia në Itali

I dyshuari A. D, 56 vjeçar, i cili po kërkohej nga policia në Itali është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Fier.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i dyshuari ishte shpallur në kërkim nga policia italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Tutje, policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është bërë nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana me qëllim të ekstradimit të të dyshuarit drejtë Italisë.

Gjykata e Milanos në Itali me datë 17 korrik kishte lëshuar urdhër arrest për të dyshuarin në dyshimin se ka kryer veprën penale trafikim me lëndë narkotike.

Rasti i është dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për veprime të mëtejme.