Izraeli ndalon vizitën e dy kongresisteve amerikane

Izraeli e ka ndaluar vizitën e dy kongresisteve demokratike amerikane, Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, të cilat javën e ardhshme planifikonin të vizitonin Bregun Perëndimor të okupuar dhe Jeruzalemin Lindor, raporton BBC.

Të dyja e kanë mbështetur lëvizjen e bojkotit kundër Izraelit dhe ligji izraelit lejon që mbështetësve të fushatës t’u ndalohen vizitat.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump përmes Twitterit, më parë kishte thënë se do të tregohej e “dobësi e madhe” nëse kongresiteve do t’u lejohej hyrja në Izrael.

Një deklaratë nga Ministria e Brendshme izraelite që konfirmon ndalimin thotë se është “e pakonceptueshme që ata që dëshirojnë të dëmtojnë shtetin e Izraelit gjatë vizitës do t’u jepej leje”.

Ndërkaq, muajin e kaluar ambasadori izraelit Ron Dermer, tha që dy demokrateve do t’u lejohej vizitat “për shkak të respektit për Kongresin amerikan dhe aleancën e madhe midis Izraelit dhe Amerikës”.

Presidenti Trump, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shpesh është “grindur” me ligjvënësit dhe në vërejtjet e drejtuara gjerësisht si raciste, u tha atyre të “kthehen” në vendet nga familjet e tyre prej nga janë.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu