Ilustrim

Italia ndërpret aktivitetet tregtare për shkak të coronavirusit

 

Kryeministri i Italisë njofton ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve tregtare nga sot, me përjashtim të shërbimeve publike, për shkak të coronavirusit.

Kryeministri Italian, Giuseppse Conte ka bërë të ditura të tjera masa shtrënguese për të gjithë Italinë, duke njoftuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregtare, përjashtuar marketet ushqimore dhe farmacitë, për të paktën 2 javë.

Conta tha se nuk do të mbyllet transporti publik, bankat dhe postat, ndërsa deklaroi se lëvizja e njerëzve duhet të behet vetëm për arsye shëndetësore.

Ka shkuar në 10,590 numri i personave të infektuar me coronavirus në Itali, 2.076 persona më shumë se dje.

Viktima janë 827, ku sot kanë humbur jetën 196 persona më shumë se dje.

Një lajm i mirë nga Italia, pasi një mjek nga spitali i Napolit i quajtur Paolo Ascierto ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e coronavirusit të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret për kurimin e artritit tek pacientët.

Sipas “La Republica”, mjeku ka thënë se ai ka trajtuar dy pacientë me të, dhe brenda 24 orëve terapia ka treguar rezultate të shkëlqyera.

“Dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate të shkëlqyera. Nesër një nga 2 pacientët do të ekstrubohet sepse gjendja e tij është përmirësuar. Dje filloi trajtimi për dy persona të tjerë dhe sot do të merremi me dy të tjerë.”

“Sa i përket pacientit të dytë të trajtuar, ka pasur një përmirësim dhe tani është i qëndrueshëm. Këtu në Napoli kemi për qëllim të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të zgjeruar përdorimin e tocilizumab në pacientët e infektuar me coronavirus dhe në kushte shumë kritike”, tha ai./RTK