
Izolimi përmirësoi cilësinë e ajrit, indianët shohin Himalajet për herë të parë në dekada
Njerëzit në shtetin verior të Indisë, Punjab po arrijnë të shohin vargmalet e Himalajes, pasi që tashmë vërehet nga një largësi prej 160 kilometra për shkak të zvogëlimit të ndotjes së ajrit – si rezultat i bllokimit nga coronavirusi.
Indianët në qytetin e Jalandhar dhe zonën përreth kanë postuar fotografi në internet me pamje nga shtëpitë e tyre, disa duke thënë se ata nuk i kanë parë majat e Himalajeve për dekada, raporton CNN.
“Për herë të parë në pothuajse 30 vjet mund të shoh qartë Himalajet për shkak se bllokimi i Indisë ka pastruar ajrin. Thjesht mahnitëse”, ka shkruar Manjit Kang.
What nature really is and how we screwed it up.
This is Dhauladhar mountain range of Himachal, visible after 30 yrs, from Jalandhar (Punjab) after pollution drops to its lowest level. This is approx. 200 km away straight. #Lockdown21 #MotherNature #Global healing. pic.twitter.com/cvZqbWd6MR
— Diksha Walia (Dk) (@Deewalia) April 3, 2020
Fenomeni është bërë i mundur nga një përmirësim dramatik i cilësisë së ajrit gjatë javëve të fundit, pasi industritë u mbyllën, makinat në qarkullim u zvogëluan dhe linjat ajrore anuluan fluturimet si masë parandaluese të pandemisë COVID-19 .
Ndërkaq, Delhi ka arritur një ulje prej 44% të nivelit të ndotjes së ajrit PM10 në ditën e parë të kufizimeve të tij, thonë të gjeturat e Bordit Qendror i Kontrollit të Ndotjes së Indisë. Standardi PM10 mat grimcat e ajrit në ajër 10 mikrometra ose më të vogla në diametër.
Raporti thoshte se, në total, 85 qytete në të gjithë Indinë panë më pak ndotje të ajrit në javën e parë të bllokimit mbarëkombëtar.
Ndërkohë, cilësia e ajrit në Jalandhar, e cila ndodhet më shumë se 100 milje larg Himalajeve, është matur si “i mirë” në indeksin kombëtar të vendit për 16 nga 17 ditët që kur u njoftua bllokimi në shkallë vendi.
Në të njëjtën periudhë, vitin e kaluar nuk arriti të regjistrojë asnjë ditë të vetme të cilësisë së “mirë” të ajrit – dhe në 17 ditët e para të marsit të këtij viti, vetëm tre ditë panë cilësi “të mirë” të ajrit.
India është rënditet e 21 nga 30 zonat urbane më të ndotura në botë , sipas të dhënave të përpiluara në Raportin e Cilësisë së Ajrit Botëror të IQAir AirVisual për vitin 2019.
India ka raportuar gati 6,000 raste me COVID-19, dhe 178 vdekje.