Imri Demelezi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Imri Demelezin zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministri kjo që udhëhiqet nga Besian Mustafa.

Me këtë rast kryeministri Kurti e ka uruar Demelezin për pozitën e re.

“Kryeministri Kurti, me këtë rast, i ka uruar z. Demelezi punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Imri Demelezi, ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Mirëpo ai në këto zgjedhje mori vetëm 3 mijë e 399 vota, të cilat ishin të pamjaftueshme për t’i siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Demelezi studimet universitare i ka përfunduar për Agroekonomi, në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare Master për “Zhvillim të Qëndrueshëm të Hapësirave Bujqësore dhe Rurale”, në Universitetin e Bolognas, Itali. Master-pasdiplomike specializimi për “Bujqësi Organike Mesdhetare”, në CIHEAM, IAMB, Bari, Itali.