I akuzuari për vrasjen në Pejë betohet se nuk është dorasi

Nimon Berisha, i cili është i akuzuari i vetëm ppër vrasjen e 31 dhjetorit 2014 në Pejë, në emisionin “Kallxo Pernime” thekson se nuk ka gisht në vrasjen e Isa Karagjyzit, i cili ishte vrarë në vendin e tij të punës në pompën e derivateve.

“Unë me datën 2 janar 2015 jam arrestuar në mënyrë të padrejtë, i pafajshëm, në jetën teme nuk e kam njohur as atë e as familjen e tij. Në paraburgim e kam kuptuar kush janë ata”, tha Berisha.

Nimon Berisha thekson se përfshirja e tij është vetëm pse çelësat e veturës së vëllait të tij që është në Amerike kanë qenë tek ai.

“Unë jam përfshi se gjoja vëllai Hysnia që është në Amerikë e ka pasë një Hamer edhe m’i ka lanë çelësat dhe kurrkush s’i ka marr nga unë. Unë me datën 29 dhjetor kam shku deri në Pejë për t’i blerë disa ilaçe dhe e kam kthy e kam lanë qysh u kanë dhe kur kanë ardhë Policia e kemi gjetur në anën e kundërt që e kam lanë unë dhe sipas Policisë me atë kerr është kryer krimi, dhe unë kam thanë se kerrin e ka marrë dikush dhe u kam thanë se kerri nuk është në pozitën që e kam lanë dhe jam arrestuar”, theksoi Berisha.