Arkiv - Ish-Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në Bruksel, 25 qershor 2020, Foto: Zyra e Kryeministrit

Hoti takon Presidentin e Këshillit Evropian, flasin për rifillimin e dialogut

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka takuar sot Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ku kanë biseduar për procesin e dialogut mes dyja vendeve.

Kryeministri Hoti po qëndron në Bruksel, ku tashmë ka filluar takimi mes tij, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të ndërmjetësuar nga Josep Borrell.

Pas përfundimit të takimit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka shkruar se mirëpret rifillimin e dialogut.

“Pas takimit tim me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Avdullah Hoti, mirëpres rifillimin e Dialogut Beograd-Prishtinë dhe angazhimin e të dy palëve për këtë proces të paaftë. Unë mbështes plotësisht përpjekjet e Josep Borrell i cili është duke e besuar Dialogun sot në Bruksel”, ka shkruar Charles Michel në Twitter.