Hidhet me parashutë nga qafa e Llogarasë, lëndohet 39-vjeçari nga Tirana
09.8.2020 - 22:25
Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi udhëtimi i tij me parashutë përfundoi me aksident.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 të kësaj të diele, raporton oranews.
Policia thotë se “në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë”.
Për pasojë ai ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me rastin. /21Media