Haxhiu takon drejtorin e Prokurorisë se Posaçme të Shqipërisë, flasin për vetingun e konfiskimin e pasurisë Foto: Ministria e Drejtësisë

Haxhiu takon drejtorin e Prokurorisë se Posaçme të Shqipërisë, flasin për Vetting-un dhe konfiskimin e pasurisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot gjatë ditës me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të Shqipërisë, Arben Kraja.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, në këtë takim është diskutuar për prioritete që kjo ministri ka lidhur me reformat në drejtësi, për Vetting-un, konfiskimin e pasurisë si dhe luftimin e krimit transnacional.

“U diskutua për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale në mes të dyjave vendeve dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.