Hapet ekspozita me fotografi të personaliteteve që ndikuan për Pavarësinë e Kosovës

Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkorganizim me Drejtorinë për Arsim të Komunës së Fushë-Kosovës dhe gjimnazit “Hivzi Sulejmani”, të kësaj komune, kanë organizuar një numër aktivitetesh pranë shtatores së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në Prishtinë.

Përgatitjet filluan në orët e hershme të mëngjesit me larjen e platos të sheshit “Bill Clinton”, nga zjarrëfikësit, duke vazhduar me vendosjen e flamujve, korin e grave “Nexhmije Pagarusha”, hapjen e ekspozitës me fotografi me disa nga personalitetet që ndikuan që të arrihet Pavarësia e Kosovës, dhe aktivitete të tjera që do vazhdojnë në pjesën tjetër të ditës./21Media