Spitali i Ferizajt, Foto:Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Halit Gërbeshi emërohet U.D. në spitalin rajonal të Ferizajt

Pas rreth dy jave pa drejtor, spitali regjional i Ferizajt është bërë me ushtrues detyre.

Të premten, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka marrë vendimin që Halit Gërbeshi të emërohet në pozitën e Ushtruesit të Detyrës në këtë spital.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vet Gërbeshi.

“Po, dje e kam marr vendimin nga ShSKUK”, tha ai shkurtimisht.

Gërbeshi me profesion është ortoped – traumatolog.

Për 3 vite, spitali i Ferizajt ishte udhëhequr nga Jeton Zeqiri, por këtij të fundit i ka skaduar kontrata.