Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Hajnat vjedhin një pistoletë dhe dy orë dore në një banesë në Prishtinë

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë më 26.06.2024.

Policia njofton se një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur një pistoletë me leje dhe dy orë dore.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, ky rast tani është duke u hetuar.