Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gurbetqari nga Norvegjia tenton ta shesë veturën e vjedhur

Një kosovar me nënshtetësi edhe të Norvegjisë është arrestuar dje në Ferizaj, pasi dyshohet se ka shitur një veturë të vjedhur.

Sipas Policisë, vetura e tij dyshohet se ka qenë në kërkim të nivelit ndërkombëtar.

Policia shton se vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.