Aeroplan transportues duke u ngarkuar me armë në Serbi | Foto: BIRN/Ivan Angelovski

Greva masive në Gjermani - fluturimet, trenat dhe autobusët anulohen nga e diela

Një kaos i udhëtimeve po parashihet të mbahet në gjithë Gjermaninë në fillim të javës së ardhshme, pasi dy nga sindikatat më të mëdha të transportit të vendit thirrën një grevë mbarëkombëtare.

Sindikatat janë të vendosura që kjo të jetë goditja më e madh që vendi ka përjetuar në 30 vjet, raporton Euronews.

Zyrtarisht greva do të nisë në mesnatën e së hënës dhe do të zgjasë gjithë ditën e hënë.

Megjithatë, disa aeroporte kanë nisur t’i anulojnë fluturimet.

Efektet ka të tilla të zgjasin deri të martën.

Greva është mbarëkombëtare dhe sindikatat e përfshira përfaqësojnë shumicën e fuqisë punëtore të transportit.

Është e rrallë që sindikatat të bashkojnë forcat si kjo në Gjermani. Greva masive pason një seri bisedimesh të dështuara me punëdhënësit në javët e fundit.