Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë sot në mëngjes dhe u ndje edhe në qytetet egjiptiane

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter tronditi ishullin grek të Kretës herët në mëngjes, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 80 kilometrash.

Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme dhe dëme materiale./21Media