Ilustrim

Gjobitet 21-vjeçari, voziti gati 100 km/h më shpejtë se që ishte e lejuar

Policia e Kosovës ka gjobitur një 21-vjeçar me 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj heqje e patentë-shoferit për tejkalim të shpejtësisë në magjistralen Ferizaj – Gjilan, më saktësisht në fshatin Bibaj.

Sipas Policisë, në këtë rrugë zona e kufizimit është 40 km/h ndërsa shoferi voziti me shpejtësi 129 km/h.

21-vjeçari L.C e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion” – thuhet në njoftim.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë.