Gjilanasve u bëhet thirrje t`i shmangin daljet e panevojshme që t`iu lihet më shumë hapësirë mërgimtarëve

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi(KKSB) i komunës së Gjilanit ka bërë thirrje publike për qytetarët e kësaj komune që gjatë periudhës sa gjenden mërgimtarët ata të shmangin daljet e panevojshme nëpër hapësirat në mënyrë që mërgimtarëve t’iu jepet hapësirë që të shijojnë pushimet në vendlindje.

“Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit, ndërkohë që ka kërkuar nga qytetarët rezident që të përmbahen nga daljet pa nevojë në qytet, gjatë kohës derisa janë këtu mërgimtarët, për t`iu lënë më shumë hapësirë e mundësi atyre që t`i shijojnë pushimet në vendlindja’’, thuhet në njoftimin e Komunës.