Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Gjilan, dy raste të reja me coronavirus dhe dy të shëruar sot

Nga 15 mostrat e marra sot në Gjilan, dy raste të reja kanë rezultuar me COVID-19.

Sipas njoftimit të Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të dy këto raste kanë pasur  kontakt familjar dhe po mbahen në karantinë.

Haziri njofton se dy raste tjera janë shëruar, duke e çuar në 21 numrin e të shëruarve plotësisht, derisa tetë persona janë në tretman.

“Pas Zhegrës, edhe në Vrapçiq është mbyllur burimi i infeksionit pas më nuk është asnjë i infektuar”, thuhet në njoftim.

Tani ka mbetur edhe Lladova, Deremalla dhe Arbëria që për momentin janë burim infeksioni dhe po monitorohen në formë strikte.