Foto: Ilustrim

Gjilan, arrestohet një person pasi u kap me drogë dhe armë

Në fshatin Velekincë të Gjilanit është arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 13 qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 1 thikë, 8 qese mini grip të zbrazëta dhe 1 paketim rrizlla.

Në raportin e policisë thuhet se, gjatë arrestimit i dyshuari nuk ka qenë bashkëpunues dhe si pasojë ka pësuar lëndime edhe njëri nga zyrtarët policor, i cili më pas ka marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.