Në total, në Gjermani – vendin me 83 milionë banorë – janë dhënë 40 milionë doza vaksinash dhe nëntë milionë njerëz janë të vaksinuar plotësisht.
Gjermania përdor tri vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.
Të tria këto vaksina duhet të jepen me dy doza, për të pasur efektin maksimal.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Gjermania ka regjistruar mbi 3.6 milionë raste me koronavirus dhe mi 86,000 viktima./REL